Filma evropian të metrazhit të gjatë në Armata - Gazeta Express
string(46) "filma-evropian-te-metrazhit-te-gjate-ne-armata"

Arte

Gazeta Express

04/12/2025 14:40

Filma evropian të metrazhit të gjatë në Armata

Arte

Gazeta Express

04/12/2025 14:40

Armata edhe këtë vit i është bashkuar iniciativës së përkrahjes së filmave Evropian, si pjesë e partneritetit me @europeanfilmacademy. Gjatë muajve nëntor deri në janar, do të shfaqen filma evropian të metrazhit të gjatë, në kuadër të European Award Season dhe Lux Audience Award.

Filmi i radhës, “Jeanne Dielman, 23 quai du Commerce, 1080 Bruxelles” i Chantal Akerman, i vitit 1976, do të shfaqet me 10 dhjetor, duke filluar prej orës 1900.

Filmi ndjek tre ditë nga jeta e përditshme e Jeanne Dielman, një gruaje të ve, që jeton me djalin e saj adoleshent në Bruksel. Me një ritëm të ngadaltë, rigoroz dhe shumë observues, filmi paraqet rutinën e saj të shtëpisë: gatimin, pastrimin, shëtitjet për të bërë pazarin dhe ritualet e përditshme. Për të përballuar financiarisht jetën, Jeanne pranon klientë në shtëpi dhe kryen marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Ndërsa ditët kalojnë, një çarje e ngadaltë në rutinën e saj perfekte fillon të shfaqet. Veprime të vogla që dalin nga rregullsia e zakonshme tregojnë shpërbërjen e kontrollit emocional. Në kulm, tensioni i akumuluar shpërthen në një akt të papritur që e prish qetësinë e saj të jashtme.

Filmi e trajton punën e papaguar të grave, monotoninë urbane, presionin social mbi feminitetin dhe izolimin psikologjik. Në vitin 2022, revista Sight & Sound e shpalli filmin #1 në listën e 100 filmave më të mirë të të gjitha kohërave.

Chantal Akerman (1950–2015) ishte një regjisore, skenariste dhe artiste belge, një nga zërat më të rëndësishëm të kinemasë eksperimentale dhe feministe. Ajo lindi në Bruksel në një familje hebreje polake; nëna e saj ishte e mbijetuar nga Auschwitz, gjë që ndikoi thellësisht në tematikën e shumë filmave të Akerman-it, ku shpesh gjejmë motivet e traumës, shtegtimit dhe identitetit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement