Filloni mëngjesin sot me gjëra që ju japin energji - Gazeta Express
string(50) "filloni-mengjesin-sot-me-gjera-qe-ju-japin-energji"

Gazeta Express

15/08/2020 13:10

Filloni mëngjesin sot me gjëra që ju japin energji

Gazeta Express

15/08/2020 13:10

Mëngjesi quhet vakti më ë rëndësishëm i ditës, sepse rrit nivelet e energjisë tuaj dhe rikthen nivelet tuaja të glikogjenit të gatshëm për të mbajtur metabolizmin tuaj të fort për ditën. 

Njerëzit të cilët rregullisht hanë mëngjes kanë më pak gjasa të jenë në mbipeshë. Hulumtimet janë duke vazhduar se pse është ky rast, mendohet se ngrënia e mëngjesit mund t’ju ​​ndihmojë të kontrolloni peshën tuaj sepse parandalon luhatje të mëdha në nivelin e glukozës në gjak, duke ju ndihmuar të kontrolloni oreksin tuaj.

Lexo Edhe:

Në bazë të analizave nga shkencëtaret suedezë për ndikimin e konsumimit të mëngjesit në gjendjen shëndetësore , rezultatet kanë treguar se pjesëmarrësit në studim të cilët nuk kanë ngrënë mëngjesin me rregull, kanë qenë për 68 % më të rrezikuar që në të ardhmen ta zhvillojnë sindromën metabolike në krahasim me ata të cilët e kanë konsumuar mëngjesin çdo ditë.

Sindroma metabolike është një nga çrregullimet e shpeshta të metabolizmit që karakterizohet me presion të lartë të gjakut, sheqeri i lartë ne gjak, yndyrë e tepërt trupore rreth belit dhe nivelet e larta të kolesterolit, të cilat paraqiten së bashku duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjet në tru dhe diabetin.

Për këtë arsye për vaktin e mëngjesit duhet të konsumoni drithëra që përmbajnë karbohidrate komplekse, që i ofrojnë trupit fibra të mjaftueshme, këto do të jenë elemente të rëndësishme për të filluar një ditë me plot energji.

Pavarësisht nga përfitimet e mëngjesit për shëndetin dhe mirëqenien tuaj, shumë njerëz shpesh e kalojnë atë, për një sërë arsyesh, por si për çdo gjë tjetër edhe për këtë ka zgjidhje të lehta dhe të shpejta, një alternativë të tillë ju ofrojnë drithërat Coop.

Ideale për të gjithë familjen, Corn Flakes Coop janë të dizajnuara për një mëngjes të plotë dhe energjik.

Për një vakt të shijshëm dhe ushqyes zgjedh kokrrat e orizit të mbushura me çokollatë Coop, te cilat garantojnë energjinë e një dite të përkryer.

Alternativa të tilla me vlera të larta ushqyese mund të gjeni në rrjetin më modern të marketeve – Super Viva.