Ka filluar nga sot shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Moldavi, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2024.
Shqipëria do të përballet me Moldavinë në stadiumin “Air Albania” më 17 qershor me fillim nga 0ra 20:45, shkruan Gazeta Express.
Tri ditë më vonë, kuqezinjtë udhëtojnë për t’u përballur me Ishujt Faroe.
Deri më tani, Shqipëria e ka zhvilluar vetëm një ndeshje në këto kualifikime.
Ata u mposhtën 0:1 në udhëtim nga favoriti i grupit, Polonia. /Gazeta Expres/