Fillon shembja e objekteve të egra, Kasami: Tetova nuk është pronë private që mund të uzurpohet - Gazeta Express
string(93) "fillon-shembja-e-objekteve-te-egra-kasami-tetova-nuk-eshte-prone-private-qe-mund-te-uzurpohet"

Maqedoni

Gazeta Express

18/01/2025 13:34

Fillon shembja e objekteve të egra, Kasami: Tetova nuk është pronë private që mund të uzurpohet

Maqedoni

Gazeta Express

18/01/2025 13:34

Inspektoriati komunal i Tetovës ka dalë në terren dhe ka filluar shembjen e objekteve të ndërtuara në hapësirat publike, njoftoi kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Njoftimi i Kasamit:

Inspektoriati komunal është në terren!

Tetova nuk është pronë private që mund të uzurpohet, por është shtëpia e të gjithve. Prandaj, secili duhet të kujdeset për hapësirat publike!

Do lirojmë çdo pjesë të qytetit, për të vendosur rend dhe siguri në qytet!

Advertisement
Advertisement
Advertisement