string(48) "fillon-seanca-gjyqesore-per-rastin-banjska-pamje"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 10:04

Fillon seanca gjyqësore për rastin ‘Banjska’ (Pamje)

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 10:04

Ka nisur seanca e rastit “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, tre të akuzuarit për rastin Banjska që janë në masë të paraburgimit, u sollën në seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë nën masa të rrepta sigurie.

Në seancë paradite do të dëgjohet dëshmitari Alban Rashiti, ndërsa pasdite dëshmitari Çlirim Shaqiri.

Ndryshe në seancën e fundit tre nga të akuzuarit nga sulmi terrorist i 24 shtatorit të 2023-s, kanë dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në këtë seancë të shqyrtimit gjyqësor, të tre të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm dhe nuk e kishin pranuar fajësinë për akuzat me të cilat ngarkohen.

Përveç tre të akuzuarve që janë duke u gjykuar nga drejtësia kosovare, 42 të akuzuar, përfshirë edhe Milan Radojiçiqin, që e pranoi publikisht se udhëhoqi sulmin në Banjskë, janë në arrati.

Më 11 shtator të 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave në krye me kriminelin Milan Radoiiciq, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale.

Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar ekstradimin e përgjegjësit të grupit terrorist, Milan Radoiçiq dhe të akuzuarit tjerë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Ata janë në kërkim të INTERPOLIT e presion ndaj Serbisë, që ajo t’ia dorëzojë Milan Radojçiqin dhe kriminelët tjerë drejtësisë së Republikës së Kosovës është bërë edhe nga ndërkombëtarët.

aaaaa