Fillon restaurimi i Shtëpisë së Kulturës në Runik - Gazeta Express
string(49) "fillon-restaurimi-i-shtepise-se-kultures-ne-runik"

Arte

Gazeta Express

31/08/2023 15:05

Fillon restaurimi i Shtëpisë së Kulturës në Runik

Arte

Gazeta Express

31/08/2023 15:05

Me bashkëfinancim në vlerë prej 850 mijë euro të MKRS-së me Komunën e Skenderajt dhe me mbështetje profesionale nga Fondacioni Hajde, Shtëpia e Kulturës në Runik së shpejti do t’i vihet në shfrytëzim komunitetit si dhe do të ofrojë mundësi të reja për krijimtari artistike në këtë zonë.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri Hajrulla Çeku dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Lexo Edhe:

Shtëpia e Kulturës do të ketë në plan të parë një vizion të qartë artistik, kulturor dhe ekonomik, duke ruajtur vlerat e trashëgimisë kulturore.

Kujtojmë që muaj më parë pati ndërhyrje të Komunës së Skenderajt të cilat ishin bërë pa pëlqimin e institucioneve të MKRS-së dhe në kundërshtim me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

/Express