string(64) "fillon-procesi-i-rivarrosjes-se-deshmoreve-te-komunes-se-istogut"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 14:21

Fillon procesi i rivarrosjes së dëshmorëve të Komunës së Istogut

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 14:21

Sot, në fshatin Vrellë ka filluar procesi i rivarrosjes së eshtrave të dëshmorëve të Komunës së Istogut, i cili do të zhvillohet sipas një rendi të paracaktuar në fshatrat e komunës.

Ky proces po realizohet nga Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Memorialeve të Kosovës (AMMKM), institucionet komunale dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK).

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryetari i Komunës së Istogut, z. Ilir F. Ferati, i cili në fjalën e tij u shpreh:

“Rivarrimi i eshtrave të dëshmorëve në një kompleks të përbashkët është një akt i dinjitetshëm dhe i domosdoshëm për t’u kujdesur siç duhet për kujtesën tonë historike. Sot, Istogu nderon bijtë dhe bijat më të mirë që i dhanë liri Kosovës. Bashkë me familjarët dhe bashkëluftëtarët, po ndërtojmë një hapësirë të përbashkët kujtimi, respekti dhe mirënjohjeje”.

Dëshmorët do të prehen përgjithmonë në Kompleksin Memorial në Vrellë, ku do të rivarrosen eshtrat me nderime të larta shtetërore dhe kombëtare.