Fillon ndeshja e “Bad News Eagles” kundër lojtarëve legjendarë nga Brazili, këtu mund ta ndiqni LIVE - Gazeta Express
string(97) "fillon-ndeshja-e-bad-news-eagles-kunder-lojtareve-legjendare-nga-brazili-ketu-mund-ta-ndiqni-live"

Fillon ndeshja e “Bad News Eagles” kundër lojtarëve legjendarë nga Brazili, këtu mund ta ndiqni LIVE

Sport

Gazeta Express

10/05/2022 11:57

Sapo ka filluar ndeshja e tretë e ekipit kosovar – “Bad News Eagles” në turneun më të madh të lojës CS:GO, “PGL Antwerp Major 2022”.

“BNE” është duke luajtur kundër ekipit brazilian “Imperial”, pjesë e të cilit janë lojtarët legjendarë si FalleN, fer dhe fnx të cilët ishin fitues të dy turneve Major.

Lexo Edhe:

Për të shikuar ndeshjen LIVE me komentim shqip, ju duhet të klikoni: KËTU.

Kujtojmë se ditën e djeshme, “BNE” nisi rrugëtimin në këtë turne, ku arriti të triumfonte kundër skuadrës turke “Eternal Fire” ndërsa u mposhtën nga ekipi rus “forZe”.

“Bad News Eagles” ka edhe dy mundësi tjera për t’u kualifikuar në fazën tjetër të këtij turneu, i cili po zhvillohet në qytetin Antëerp të Belgjikës.