Fillon ndërtimi i parkingjeve të reja 500 metra nga Shadërvani, Totaj e prezanton projektin - Gazeta Express
string(90) "fillon-ndertimi-i-parkingjeve-te-reja-500-metra-nga-shadervani-totaj-e-prezanton-projektin"

Zgjedhjet

Gazeta Express

02/10/2025 20:10

Fillon ndërtimi i parkingjeve të reja 500 metra nga Shadërvani, Totaj e prezanton projektin

Zgjedhjet

Gazeta Express

02/10/2025 20:10

Në afërsi të Gjimnazit “Gjon Buzuku”, vetëm 500 metra nga qendra e qytetit, ka nisur jetësimin një tjetër projekt madhor transformues për Prizrenin – tregu modern i gjelbër, i cili do të shërbejë si një hapësirë multifunksionale për qytetarët dhe vizitorët.

Projekti përfshin edhe ndërtimin e parkingjeve nëntokësore, duke lehtësuar qarkullimin dhe duke krijuar kushte më të mira për parkim në qendër të qytetit.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se ky projekt është dëshmi e vizionit për një qytet më modern dhe funksional:

“Tregu i gjelbër që po ndërtojmë është një oazë e re urbane, që do t’iu shërbejë qytetarëve të lagjeve përreth, por edhe vizitorëve që do të kenë më shumë lehtësira me parkingjet nëntokësore. Ky është transformim i prekshëm për qytetin tonë” – u shpreh ai.

Totaj theksoi se ky investim është pjesë e planit të madh për zhvillimin urban të Prizrenit:

“Çdo projekt që kemi nisur është ndërtuar mbi vizionin e Prizrenit 2025 -2029 – qytet modern, i gjelbër dhe atraktiv për të gjithë. Me këto projekte po e mbajmë Prizrenin në punë dhe po ndërtojmë të ardhmen që qytetarët e meritojnë”.

Ky projekt, i cili do të sjellë standarde të reja në organizimin e hapësirave publike dhe tregjeve urbane, është një nga veprat më transformuese të këtij mandati.