Fillon llogaritja dimërore e kohës - Gazeta Express
string(34) "fillon-llogaritja-dimerore-e-kohes"

Gazeta Express

24/10/2020 14:17

Fillon llogaritja dimërore e kohës

Gazeta Express

24/10/2020 14:17

Sonte në orën tre pas mesnate fillon llogaritja dimërore e kohës. Akrepat e orës do të kthehen një orë prapa, gjegjësisht koha në orën tre do të llogaritet si ora dy.

Përveç vendit tonë, llogaritjen dimërore të kohës do ta ndërrojnë edhe një pjesë e madhe e kontinentit evropian, përveç Islandës, Rusisë dhe Bjellorusisë.

Lexo Edhe:

LLogaritja dimërore e kohës fillon çdo fundjavë të fundit në tetor dhe zgjat deri në fundjavën e fundit në mars të vitit të ardhshëm, kur sërish fillon llogaritja verore e kohës.

Parlamenti Evropian më 4 Mars të vitit të kaluar votoi për heqje të llogaritjes sezonale të kohës nga viti 2021. Por, Këshilli i BE-së ende nuk ka marrë vendim përfundimtar, dhe nuk është tërësisht e sigurt se kjo do të jetë ndërrimi i fundit i orëve në BE.

Ndërrimi sezonal i kohës, përveç në Evropë, bëhet edhe në shumë vende të Amerikës Qendrore dhe Veriore, si dhe në shumë shtete tjera të botës.

Koha nuk ndërrohet në Japoni, Kinë, Korenë Jugore, as në vendet e kontinentit afrikan.