Fillon intervistimi i kandidatëve për pozitën e gjyqtarit mbikëqyrës në Gjykatën e Rahovecit - Gazeta Express
string(92) "fillon-intervistimi-i-kandidateve-per-poziten-e-gjyqtarit-mbikeqyres-ne-gjykaten-e-rahovecit"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 15:19

Fillon intervistimi i kandidatëve për pozitën e gjyqtarit mbikëqyrës në Gjykatën e Rahovecit

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 15:19

Prishtinë– Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka filluar procesin e intervistimit të kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Gjakovë – dega në Rahovec.

Sipas KGJK-së, ky proces zhvillohet në përputhje me parimet e meritokracisë, transparencës, trajtimit të barabartë dhe vlerësimit objektiv.

“Në funksion të garantimit të një procedure të hapur dhe të besueshme, KGJK ka ftuar të gjithë aktorët e interesuar të marrin pjesë në monitorimin e këtij procesi. Megjithatë, në fazën aktuale ishin të pranishëm vetëm përfaqësuesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi/