string(63) "fillon-ceremonia-e-varrosjes-se-ish-kryeministrit-bujar-bukoshi"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 14:27

Fillon ceremonia e varrosjes së ish-kryeministrit Bujar Bukoshi

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 14:27

Ka nisur ceremonia e varrosjes së ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi.

Ceremonia mortore po mbahet në Kompleksin e Dëshmorëve në Velani, ku pjesë po marrin një numër i madh i figurave politike dhe qytetarë të shumtë.

Bukoshi po përcillet për në banesën e fundit me nderime të larta ushtarake.

Ai po vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Bukoshi ka lënë pas bashkëshorten, Dr. Zana Bukoshi, vajzat Ora, Shota, Nita dhe nipërit Dardan dhe Taulant.