Fillon ceremonia e varrimit të policit Sami Thaçi që u vra nga shpërthimi në Zhur - Gazeta Express
string(81) "fillon-ceremonia-e-varrimit-te-policit-sami-thaci-qe-u-vra-nga-shperthimi-ne-zhur"

Gazeta Express

29/01/2020 15:18

Fillon ceremonia e varrimit të policit Sami Thaçi që u vra nga shpërthimi në Zhur

Gazeta Express

29/01/2020 15:18

Në fshatin Shkoroshnik të Malishevës ka filluar ceremonia e varrimit të policit Sami Thaçi, i cili vdiq të martën mbrëma në krye të detyrës, nga një shpërthim në fshatin Zhur të Prizrenit

Ceremonia e varrimit të zyrtarit të Njësisë Speciale të Antidrogës, Sami Thaçi, po përcillet nga mijëra qytetarë të cilët kanë shkuar për të nderuar veprën e tij.

Lexo Edhe:

Thaçi i cili ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe tre fëmijë, do të varroset në varrezat e fshatit Shkoroshnik të Malishevës.

Mbrëmjen e së martës në fshatin Zhur të Prizrenit, zyrtari policor, Sami Thaçi, humbi jetën në krye të detyrës, gjatë një bastisjeje që po bëhej në një shtëpi nga Njësia e specializuar e Antidrogës.

Ndërsa edhe dy policë të tjerë janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për ndihmë mjekësore, kurse një tjetër në QKUK, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

I lënduar në vendngjarje mbeti edhe djali i të dyshuarit që kreu sulmin.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore do të kërkohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit I.B., i cili është arrestuar dhe momentalisht është në mbajtje. /GazetaExpress/

Foto nga ceremonia e varrimit: