Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot, më 28 qershor, ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale dhe se e njëjti afato do të përfundojë më 29 gusht 2025, shkruan Gazeta Express.
Nga KQZ është bërë e ditur edhe se mënyra për ta ndërruar vendvotimin është përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org ; dhe, duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi.
Njoftimi i plotë:
Periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor – 29 gusht 2025
Prishtinë, 28 qershor 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 28 qershor ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale dhe do të përfundojë më 29 gusht 2025.
Gjatë kësaj periudhe 63 ditore (28 qershor – 29 gusht 2025), qytetarët me të drejtë vote do të mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre:
1. përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org ose
2. duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi.