Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se, është hapur afati kalimtar në basketboll te meshkujt dhe femrat.
Afati kalimtar është hapur dje dhe do të zgjasë deri më 23 gusht për lojtarët/et vendorë/e dhe të huaj/a në të dyja konkurrencat.
Edicioni i ri pritet të jetë mjaft interesant, derisa klubet kanë filluar përgatitjet dhe përforcimet për edicionin 2024-25.
Klubet pritet të jetë mjaft aktive në afatin kalimtar, duke marrë parasysh edhe synimet që kanë për edicionin e ri.