Orkestra e Filharmonisë së Kosovës ka filluar tashmë provat për koncertin e parë të këtij viti, i cili do të mbahet më 17 janar.
Koncerti organizohet nën drejtimin e dirigjentit italian Jacopo Sipari di Pescasseroli.
I njohur për energjinë dhe vizionin e tij artistik, me këtë koncert do të shënojë një kapitull të ri për Filharmoninë e Kosovës, duke sjellë një interpretim unik të veprave nga Sibelius, Bruch dhe Rachmaninoff.
Koncerti mbahet më 17 janar, në Atelienë e Pallatit të Rinisë, prej orës 19:30.