Fillojnë premtimet elektorale në kampin katalanas: Njëri premton Harry Kane, tjetri Lionel Messin - Gazeta Express
string(95) "fillojne-premtimet-elektorale-ne-kampin-katalanas-njeri-premton-harry-kane-tjetri-lionel-messin"

Sport

Gazeta Express

19/02/2026 19:17

Fillojnë premtimet elektorale në kampin katalanas: Njëri premton Harry Kane, tjetri Lionel Messin

Sport

Gazeta Express

19/02/2026 19:17

Me zgjedhjet për president të FC Barcelona në prag, kandidatët kanë filluar të bëjnë premtime për tifozët e klubit.

Ndërsa Joan Laporta mbështet vazhdimësinë dhe mbrojtjen e stemës së klubit, Marc Ciria synon reforma të mëdha me Lionel Messi në qendër të projektit. Ndërkohë, Xavier Vilajoana premton blerje të mëdha, duke mos harruar zhvillimin e të rinjve në La Masia.

Një nga prioritetet kryesore e Vilajoanës nëse fiton zgjedhjet është të gjejë një zëvendësues afatgjatë për Robert Lewandowski. Kandidati ka deklaruar se Harry Kane mund të vijë në Barcelona si pasuesi i polakut.

Vilajoana tha në një postim në rrjetet sociale:
“Vetëm kur nuk kemi talent në shtëpi, Barça duhet të shkojë në merkato dhe të tërheqë lojtarët më të mirë. Si Harry Kane: një lojtar që lidhet me shokët e skuadrës, ka talent dhe sy për gol. Po punojmë për këtë.”

Kane, që luan aktualisht te Bayern Munich dhe kontrata e tij skadon në 2027, ka shënuar 126 gola në 131 ndeshje zyrtare, duke treguar formë të shkëlqyer në Gjermani.

Vilajoana gjithashtu theksoi rëndësinë e La Masia-s:
“Gjithmonë them që gjëja e parë që duhet të bëjmë është të ofrojmë akademisë së të rinjve resurset e nevojshme dhe t’u japim mundësinë e parë për të treguar veten.” /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement