Filloi realizimi i stacionit të pastrimit të ujërave të zeza në Manastir - Gazeta Express
string(72) "filloi-realizimi-i-stacionit-te-pastrimit-te-ujerave-te-zeza-ne-manastir"

Maqedoni

Gazeta Express

30/07/2025 12:36

Filloi realizimi i stacionit të pastrimit të ujërave të zeza në Manastir

Maqedoni

Gazeta Express

30/07/2025 12:36

Ministria e Mjedisit Jetësësor dhe Planifikimit Hapësinor njoftoi fillimin zyrtar të realizimit të projektit për ndërtimin e stacionit të pastrimit të ujërave të zeza në komunën e Manastirit, një nga projektet kryesore ekologjike në vend, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Projekti përfshin ndërtimin e stacionit të pastrimit, rehabilitimin dhe përmirësimin e rrjetit të kanalizimeve dhe përmirësimin e plotë të kushteve për menaxhimin e ujërave të zeza urbane.

“Projekti do të sigurojë kushte më të mira sanitare, mbrojtje të lumit Dragor dhe basenit të Vardarit, si dhe mbrojtje të ujërave nëntokësore. Stacioni i pastrimit është projektuar për të shërbyer mbi 110 mijë banorë,” deklaroi zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Izet Mexhiti.

Vlera totale e ndërtimit të stacionit të pastrimit është 21.7 milionë euro, dhe punimet do t’i kryejnë kompanitë Lantania nga Spanja, Stenton Gradba nga Maqedonia, Karkanias nga Greqia, me një kohëzgjatje prej 2 vjetësh. Inspektimin e ndërtimit do ta kryejë kompania Eptisa nga Spanja, me një kontratë vlerë 1.06 milionë euro për periudhën 2025–2028.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe qëllimi i përgjithshëm është përmirësimi i infrastrukturës për mbledhjen dhe trajtimin e ujërave komunale të zeza në përputhje me direktivën për trajtimin e ujërave të zeza dhe ligjin nacional.

Mexhiti gjithashtu njoftoi se së shpejti pritet nënshkrimi i kontratës për punimet e rehabilitimit dhe përmirësimit të rrjetit të kanalizimeve në komunën e Manastirit.