Fillimisht e lëvdon, më pas e lë në shtëpi – çfarë po tenton të bëjë Zizu me Vinicius? - Gazeta Express
string(82) "fillimisht-e-levdon-me-pas-e-le-ne-shtepi-cfare-po-tenton-te-beje-zizu-me-vinicius"

Fillimisht e lëvdon, më pas e lë në shtëpi – çfarë po tenton të bëjë Zizu me Vinicius?

Gazeta Express

25/01/2020 21:59

Vinicius Jr nuk është ftuar për ndeshjen që Real Madridi do ta zhvillojë të dielën mbrëma me Real Valladollid.

Duket se nuk i pëlqen, nuk e do në skuadër – Zinedine Zidane e ka lënë në shtëpi Vinicius Juniorin.

Lexo Edhe:

Para shpalljes së listës zyrtare për sfidën me Valladollidin, Zizu kishte vetëm fjalë të mira për Vinicius.

“Është lojtar që në çdo ekip tjetër që do të ishte do të kishte më shumë minuta, por kam 25 futbollist dhe sot luan një tjetër, nesër një tjetër – mua më duhet të zgjedhë. Jemi të lumtur me atë që po bën”, tha Zizu në mëngjes.

Megjithatë, tani zyrtarisht ai ka mbetur jashtë listës.

Ndërsa nuk është ftuar as Dani Carvajal, Zizu e ka lënë në shtëpi për të pushuar.

Lajmi i mirë është rikthimi në skuadër i Sergio Ramos, derisa edhe Modric dhe Kroos, që u pushuan për Kupë, janë ftuar për sfidën e së dielës me Valladollidin, që do të zhvillohet në stadiumin ‘José Zorrilla’ nga ora 21:00, raporton Gazeta Express.

Lojtarët e ftuar:
Portierë:  Courtois, Areola y Altube.
Mbrojtës: Militão, Ramos, Varane, Nacho, Marcelo y Mendy.
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, James e Isco.
Sulmues: Benzema, Lucas Vázquez, Jović y Rodrygo.