Konsumi i terapisë antikoagulante në vend është trefishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por furnizuesit po bëjnë përpjekje për të siguruar sasitë e kërkuara dhe aktualisht nuk ka mungesë të një terapie të tillë, as në barnatoret, e as në spitalet, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Pavarësisht faktit që këtë vit është konsumuar tre herë më tepër ilaçe se pjesa e terapisë antikoagulante, e cila përfshin barna të tilla si ‘Kleksan’ dhe ‘Ksareltoto’, për momentin nuk ka mungesë të këtij lloji të terapisë, as në spitale, as në barnatore. Konsumi i shtuar është për shkak të faktit se këto barna përfshihen si terapi për pacientët me Kovid-19, të cilët kanë probleme të caktuara të gjakut”, tha Filipçe.
Furnizuesit e këtij lloji të barnave, në furnizimet e tyre të planifikuara për vitin 2020 kanë parashikuar importin e sasive shumë më të vogla të këtyre barnave, por me rritjen e konsumit, bëhen përpjekje shtesë të furnizimit dhe deri më tani nuk ka asnjë problem në shpërndarjen.
“Problemi nuk është vetëm në vendin tonë, por në tërë botën. Kërkesa për ilaçe të këtij lloji është rritur në mesin e prodhuesve dhe rezervime shtesë bëhen nga të gjitha vendet. Nuk kishte mungesë të këtyre barnave në vendin tonë në asnjë kohë. Barnatorja klinike e ka në vazhdimësi dhe janë të pranishme në të gjitha spitalet dhe qendrat kovide, ndërsa shpërndarja shkon rregullisht në barnatoret në të gjithë vendin”, thotë Filipçe.
Gjatë javës tjetër, sasi shtesë të “Kleksan” do të dorëzohen në barnatoren klinike në Shkup, ndërsa ka sasi të mjaftueshme të ilaçeve për barnatoret dhe spitalet e tjera në vend.
tag_katrorimaqedoni_2