“Regjimi jodemokratik i Orbanit ra, pikërisht ashtu siç kemi paralajmëruar muaj më parë. Organizata kriminale VMRO mbetet pa aleatin e saj të vetëm në BE. Nuk ka më fshehje për Gruevskin në Budapest, e as kombinime biznesi”, shkroi në rrjetin social X lideri i opozitës maqedonase (LSDM), Venko Filipçe, pasi partia opozitare “Tisa” e Peter Magyar fitoi zgjedhjet parlamentare në Hungari.
“Sonte Hungaria tha mjaft është.” Kështu e përshkroi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, rezultatin e zgjedhjeve të sotme parlamentare në Hungari. Në postimin e tij, Filipçe porositi prerë: nuk ka më fshehje për Gruevskin në Budapest.
“Regjimi jodemokratik i Orbanit ra… Organizata kriminale VMRO mbetet pa aleatin e saj të vetëm në BE. Kryeministri i ri i Hungarisë, Peter Magyar, paralajmëroi reformë të thellë në media për shkak të ndikimit të madh që Orbani kishte mbi to. Regjimet autokrate po bien. I radhës është Vuçiqi, e bashkë me të edhe Mickoski. Është koha për demokraci! LSDM do t’ia kthejë pushtetin popullit dhe Maqedoninë do ta rikthejë përfundimisht në rrugën evropiane. Demokracia dhe Evropa po fitojnë”, shkroi Filipçe.
Sot në Hungari u mbajtën zgjedhjet parlamentare në të cilat ra partia në pushtet, “Fidesz” e kryeministrit Viktor Orban, pas 16 viteve në pushtet. Partia fituese është opozitarja “Tisa” e Peter Magyar. Në parlamentin hungarez pritet të hyjnë 199 deputetë, që do të thotë se “Tisa” ka siguruar një shumicë prej dy të tretash.
Orbani e pranoi humbjen, duke deklaruar se rezultati i zgjedhjeve për ta është i dhimbshëm, por i qartë.
tag_katrorimaqedoni_2