Filipçe në Shutkë: Gjinekologët do të punojnë përmes rotacionit - Gazeta Express
string(62) "filipce-ne-shutke-gjinekologet-do-te-punojne-permes-rotacionit"

Gazeta Express

28/01/2020 15:13

Filipçe në Shutkë: Gjinekologët do të punojnë përmes rotacionit

Gazeta Express

28/01/2020 15:13

Një javë pas mbylljes së gjinekologjisë në Shutkë, Ministria e Shëndetësisë shqyrton dy opsione për të zgjidhur problemin. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se problemi do të zgjidhet përmes sistemit të rotacionit të mjekëve ose angazhimin e specializantëve.

Po bisedojmë intensivisht me disa  institucione që të shohim nëse mund të sigurojmë gjinekolog përmes sistemit të rotacionit, nëse nuk mundet ashtu, atëherë do të sigurojmë mjete për stimulim plotësues përmes programit të Ministrisë së Shëndetësisë që atje të ketë një gjinekolog. Ka një numër të madh specializantësh të cilët janë në përfundim të specializimit do të bisedojmë edhe më ata në ditët në vijim, megjithatë besoj se do të gjejmë zgjidhje.”-tha Venko  Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Lexo Edhe:

Sanja Bekirkale nga “Iniciativa e grave rome në Shuto Orizare” thotë se mbyllja e gjinekologjisë, e kthen situatën e para dhjetë viteve kur gratë rome lindnin nëpër trotuare.

Numri është i lartë, shifrat lëvizin nga 8 mijë deri në 10 mijë femra që janë në periudhë riprodhimi. I madh është edhe numri i femrave që janë paciente të mjekes. Megjithatë, femrat nga Komuna jonë janë të lodhura, e dini se më parë kemi pasur edhe lindje në trotuar. Nuk mund të lejojnë të udhëtojnë deri në Hasanbeg, ju nevojiten 2 autobusë për të shkuar deri atje. Në mëngjes ishte një femër e operuar dhe i duhet që terapia t’i shkruhej nga gjinekologia amë, por i gjeti dyert e mbyllura dhe tani është e detyruar që ashtu e operuar të shkojë dhe të kërkojë klinikën e mjekes”-theksoi Sanja Bekirkale, “Iniciativa e grave romë në Shtuo Orizare”.

OJQ-të paralajmërojnë se nëse ky problem nuk zgjidhet së shpejti, do të detyrohen që të me peticion të mbledhin mbi 8 mijë firma të cilat do t’i dorëzojnë në Ministri.

 Unë mendoj se kjo sa më shpejt që është e mundur organizatat të mblidhen dhe të ndërmarrin  aksion, nëse në atë mënyrë nuk arrijmë ndonjë gjë shpresoj se do të organizojmë  që të mblidhemi si më parë kur u mblodhën 8  mijë gra me nënshkrimet e tyre në peticion, do të bëjmë peticion përsëri dhe do të ia dorëzojmë ministrit të shëndetësisë”-tha Qemal Ismail,  OJQ.

Problemi i mungesës së gjinekologut në këtë lagje, u aktualizua pasi gjinekologia Vjollca Mbiarra e cila ishte angazhuar 3 vite më parë, ka vendosur që ambulancën ta transferojë në lagjen e Hasanbegut./GazetaExpress/