Filipçe: KSI po ndjek situatën në rajon, kufijtë mbesin të hapur - Gazeta Express
string(62) "filipce-ksi-po-ndjek-situaten-ne-rajon-kufijte-mbesin-te-hapur"

Gazeta Express

04/07/2020 10:50

Filipçe: KSI po ndjek situatën në rajon, kufijtë mbesin të hapur

Gazeta Express

04/07/2020 10:50

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes profilit të tij në Facebook ka bërë të ditur se për momentin kufijtë e vendit mbesin të hapur. Filipçe thekson se Komisioni për Sëmundje Infektive gjatë ditës së sotme pritet të përfundon grumbullimin e informacioneve për gjendjen e pandemisë në vendet e rajonit.

“Në të gjithë botën pandemia nuk po zbehet , ka gjithnjë e më shumë pacientë, kudo që ka lehtësime të masave restriktive, ka shumë të infektuar të rinj. Komisioni për Sëmundje Infektive sot paradite ka kontaktuar me përfaqësuesit e vendeve përreth dhe deri në fund të ditës priten informacionet për gjendjen me koronavirusin në të gjithë rajonin. Komisioni po ndjek situatën dhe për momentin kufijtë mbesin të hapur derisa të merren informacionet e nevojshme për pasqyrën epidemiologjike të vendeve fqinje”, ka shkruar Filipçe.

Lexo Edhe: