Filipçe: Janë furnizuar aparate më bashkëkohore për urologji, kujdesi për pacientët vazhdon - Gazeta Express
string(89) "filipce-jane-furnizuar-aparate-me-bashkekohore-per-urologji-kujdesi-per-pacientet-vazhdon"

Ballina

Gazeta Express

15/11/2021 14:33

Filipçe: Janë furnizuar aparate më bashkëkohore për urologji, kujdesi për pacientët vazhdon

Ballina

Gazeta Express

15/11/2021 14:33

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se janë furnizuar aparatet më të sofistikuara dhe më bashkëkohore për ndërhyrje kirurgjike ndaj pacientëve në Klinikën universitare për urologji.

Me ndihmën e kësaj pajisje më inovative, së bashku me profesionalizmin dhe ekspertizën e punëtorëve shëndetësorë, Klinika për urologji e siguron trajtimin me rezultatet më të mira të pacientëve të cilët kanë nevojë për mjekim këtu.

Bëhet fjalë për CR rentgen, karrige për laparaskopi dhe laser Tulium, të cilat në të vërtetë janë trendi i fundit në mjekësi në fushën e kirurgjisë, ndërsa pjesë përbërëse e sallave të operacioneve të Klinikës për urologji, informojnë nga Ministria.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i vizitoi kolegët e tij në Klinikën për urologji dhe ekipit të kryesuar nga dr.Sasho Dohçev i dëshiroi edhe shumë operacione të suksesshme.

“Kujdesi ynë për pacientët vazhdon. Pacientët meritojnë sistem shëndetësor sipas modelit evropian dhe qëllimi ynë është në tërësi ta zbatojmë këtë”, theksoi ministri Filipçe në takim joformal.