Filipçe: Ideja për Ditën e Republikës do të mbyllet vetëm atëherë kur vendi të anëtarësohet në BE - Gazeta Express
string(96) "filipce-ideja-per-diten-e-republikes-do-te-mbyllet-vetem-atehere-kur-vendi-te-anetaresohet-ne-be"

Maqedoni

Gazeta Express

02/08/2025 15:25

Filipçe: Ideja për Ditën e Republikës do të mbyllet vetëm atëherë kur vendi të anëtarësohet në BE

Maqedoni

Gazeta Express

02/08/2025 15:25

Lideri opozitës maqedonase, Venko Filipçe duke uruar Festën e Ilindenit tha se Krusheva ishte dhe do të mbetet themeli i shtetit që gëzojmë sot. Filipçe kujtoi se viktimat e kësaj periudhe sakrifikuan jetën e tyre që popullata në Maqedoninë e Veriut tashmë të gëzoj një shtet modern dhe të zhvilluar.

“Sot festojmë të dy Ilindenët, atë të vitit 1903 dhe atë të vitit 1944 të KAÇKM-në. Së pari, duhet të kujtojmë dhe t’u bëjmë homazh të gjitha viktimave që, me gjakun dhe sakrificën e tyre, u ndërtuan në themelet e shtetit tonë modern. Ata e filluan luftën që nga një vend i varfër, gjysmë-feudal dhe i pazhvilluar, ne tani të jetojmë në një shtet modern dhe të zhvilluar”, tha Venko Filipçe, kryetar I LSDM-së.

Filipçe shtoi se ideja duhet të vazhdon dhe nuk mund të llogaritet e përmbyllur derisa vendi të anëtarësohet në BE.

“Megjithatë, duhet të pranojmë se lufta jonë në kohë paqeje nuk ka mbaruar, se ende duhet të punojmë shumë, që më në fund të bëhemi pjesë e Evropës ku i përkasim, si në aspektin civilizues, kulturor ashtu edhe gjeografik. Duhet të punojmë të gjithë së bashku dhe të lëmë mënjanë ndarjet dhe kualifikimet e patriotëve dhe tradhtarëve, sepse patriotizmi i vërtetë është vetëm përparimi i vendit tonë”, shtoi Venko Filipçe, kryetar I LSDM-së.

Në 122-vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit dhe 81-vjetorin e Sesionit të Parë të KAÇKM-së Filipçe tha se një vend mund të jetë i përkryer vetëm nëse të gjithë brenda tij kontrubuojnë me interes të përbashkët pavarësisht përkatësisë etnike dhe partiake./Alsat.mk