string(76) "filharmonia-e-kosoves-thellon-bashkepunimin-kulturor-mes-kosoves-dhe-greqise"

Arte

Gazeta Express

09/10/2023 15:38

Filharmonia e Kosovës thellon bashkëpunimin kulturor mes Kosovës dhe Greqisë

Arte

Gazeta Express

09/10/2023 15:38

Publiku të shtunën mbrëma përjetoi një interpretim të jashtëzakonshëm të “Stabat Mater” të Rossinit, një vepër komplekse dhe me estetikë të rrallë.

Nën drejtimin brilant të Mary Konstantinidou, Orkestra Filharmonike e Kosovës, së bashku me Korin e Filharmonisë së Kosovës dhe korin mysafir, Korin e Përzier të Selanikut, sollën një interpretim mbresëlënës të kësaj kryevepre muzikore.

Në skenë u ngjitën një kast i jashtëzakonshëm i solistëve: sopranoja Besa Llugiqi , mexosopranoja Albane Carrere, tenori Pablo Karaman dhe basi, Julian Konstantinov .

Ky koncert jo vetëm që shënon fillimin e një sërë ngjarjesh për të festuar 20 vjetorin e Korit të Filharmonisë së Kosovës por njëherësh edhe thellimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.