string(55) "filharmonia-e-kosoves-prezanton-koncertin-e-17-shkurtit"

Arte

Gazeta Express

13/02/2025 15:04

Filharmonia e Kosovës prezanton koncertin e 17 shkurtit

Arte

Gazeta Express

13/02/2025 15:04

Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të organizoj koncert në nder të 17 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt nga ora 20:00.

Filharmonia e Kosovës prezanton koncertin e 17 shkurtit, organizuar në kuadër të agjendës zyrtare të shënimit të përvjetorit të 17-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të sjellin një program me vepra të kompozitorëve nga Kosova nën dirigjimin e Baki Jasharit. Koncerti do të nisë me veprën “Suita ilire” nga Mark Kaçinari (në 90-vjetorin e lindjes së kompozitorit) dhe do të përfshijë tri vepra premierë: “Fantazi për piano” nga Blond Krasniqi me solist Shkëlzen Baftiarin (piano), poema simfonike “Mizer – Reçak” nga Liburn Jupolli dhe kantata “I miri i motrës” nga Korab Shaqiri me soliste Flaka Goranci (mexosoprano). Gjithashtu, në këtë mbrëmje do të interpretohen “Dies Irae” (Messa da Requiem) nga Giuseppe Verdi dhe “Vendi im” nga Valton Beqiri, e kompozuar mbi temën e këngës “Mallëngjimi”.

Lexo Edhe: