Filharmonia e Kosovës hap koncertin me uverturën nga Beethoveni në Turqi - Gazeta Express
string(72) "filharmonia-e-kosoves-hap-koncertin-me-uverturen-nga-beethoveni-ne-turqi"

Filharmonia e Kosovës hap koncertin me uverturën nga Beethoveni në Turqi

Arte

Gazeta Express

27/09/2022 15:59

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mbajti koncert të dielën mbrëma në Sallën e Madhe të Qendrës së Artit, “Ahmed Adnan Saygun” në Izmir të Turqisë.

Koncerti u hap me uverturën “Coriolan” nga Beethoveni dhe koncertin për piano në a-mol nga Schumanni në intepretim të shkëlqyer të pianistes së mirënjohur turke Yeşim Gökalp.

Lexo Edhe:

Pjesa e dytë e koncertit për publikun turk solli një panoramë të muzikës simfonike shqiptare me vepra nga Çesk Zadeja (suita simfonike “Skëndebeu”), Lorenc Antoni (“Në Prizrenin e vjetër”), Valton Beqiri (“Loja”), Hajrullah Syla (“Uverturë shqiptare”) dhe versionin orkestral të “Bareshës” nga Rexho Mulliqi me solist Shkumbin Bajraktarin në klarinetë.

Në këtë koncert i cili u dirigjua nga Maestro Gridi Kraja, u interpretua edhe premiera botërore e veprës “Sinfonietta” e kompozitorit Kreshnik Aliçkaj.

Përveç numrit të madh të publikut të pranishëm në koncert ishin edhe zv. Kryetari i Komunës Metropolitane të Izmirit z. Mustafa Özulsu, znj. Sherife Shala – konsulle e Republikës së Kosovës në Ankara dhe z. Muharrem Toprak – konsull nderi i Kosovës në Izmir.

Ky koncert është përkrahur nga Komuna Metropolitane e Izmirit dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.

/Gazeta Express