Filarmonia vazhdon me koncerte live-stream - Gazeta Express
string(42) "filarmonia-vazhdon-me-koncerte-live-stream"

Filarmonia vazhdon me koncerte live-stream

Gazeta Express

01/05/2020 11:16

Gazetare: Gelina Maloku

Koncerti i fundit i Filharmonisë së Kosovës ishte më 10 mars.

Lexo Edhe:

Pandemia Covid 19 ka bërë që edhe koncertet e institucionit më të lartë të muzikës në vend, të cilat ishin planifikuar për këtë pjesë të vitit të anulohen.

Në pamundësi për të qenë pranë adhuruesve të muzikës klasike, Filharmonia e Kosovës që nga fillimi i muajit prill është duke vazhduar me transmetimin e shfaqjeve live stream në rrjetin socila facebook, përmes faqes zyrtare të Filharmonisë së Kosovës. 

Pos koncerteve të cilat audience kosovare ka pasur rastin t’i shoh, pjesë e atyre që janë zgjedhur për tu shfaqur në këtë kohë, janë edhe koncertet që Filarmonia i ka pasur në vende të tjera jashtë Kosovës.

Si pasojë e pandemisë, filarmonia ka anuluar tri koncerte të cilat kanë qenë të planifikuara të mbahen në muajin prill, derisa për dy të tjera të parapara për muajin maj, nuk është marrë ende një vendim përfundimtar.

Koncerti më madhor që ishte paraparë për sivjet nga ky institucion, ishte ai në sheshin Skënderbeu dhe përmes së cilit do të shënohej 20 vjetori i Filharmonisë së Kosovës

Ndryshe, shfaqja e koncerteve në rrjetin social Facebook do të vazhdoj Kjo do të vazhdoj deri atëherë kur situata të kthehet në normalitet./Gazeta Express/