Air Force Two, avioni i qeverisë amerikane që transportoi zëvendës presidentin e SHBA, J D Vance dhe Zonjën e Dytë Usha Vance është ulur në bazën ushtarake të Pituffik në Groenlandën veriperëndimore.
Ai zbriti shkallët i veshur me një xhaketë të madhe jeshile dhe i bëri me dorë kamerave përpara se të përshëndeste ata që e mirëpritën ardhjen e tij.
Menjëherë numri dy i administratës Trump zhvilloi një takim me trupa amerikane në këtë bazë, ku mes të tjerash foli dhe për ambiciet e SHBA për ta kontrolluar ishullin.
“Unë nuk kam qenë kurrë në Groenlandë. Me sa duket unë jam zëvendëspresidenti i parë që kam vizituar ndonjëherë Groenlandën. Kjo është një gjë shumë e lezetshme. Siç e keni dëgjuar, ne kemi njëfarë interesi për Groenlandën nga administrata Trump, kështu që do të flasim pak për këtë me miqtë tanë në media”, tha ai.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...