“Figurat e botës së krimit”, Shqipe Mehmeti -Selimi e VV'së nuk e votoi, çfarë deklaronte Gërvalla për Rexhep Selimin - Gazeta Express
string(127) "figurat-e-botes-se-krimit-cfare-deklaronte-gervalla-per-rexhep-selimin-dhe-a-ishte-kjo-arsyeja-qe-nuk-u-votua-nga-shqipe-selimi"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 14:01

“Figurat e botës së krimit”, Shqipe Mehmeti -Selimi e VV’së nuk e votoi, çfarë deklaronte Gërvalla për Rexhep Selimin

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 14:01

Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, nuk e votoi Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit.

Kjo shihet në pamjet e Kuvendit të Kosovës, ku deputetja Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, nuk voton kur hidhet në votim emri i Gërvallës.

Edhe pse arsyet nuk dihen, kjo duket se ndërlidhet me postime të së kaluarës ku Gërvalla akuzonte ashpër Rexhep Selimin. Madje, e quante figurë të botës së krimit.

“Sa gërditshëm me pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskredituara të botës së krimit”, shkruante Gërvalla.