Fifi rrëfen se ka qenë e bullizuar - Gazeta Express
string(34) "fifi-rrefen-se-ka-qene-e-bullizuar"

Fifi rrëfen se ka qenë e bullizuar

Rozë

Gazeta Express

21/11/2021 17:30

Gjatë një diskutimi mes Sabianit, Fifit dhe Beniadës, këto dy të fundit kanë treguar se janë bullizuar kur kanë qenë fëmijë.

Fifi ka rrëfyer se kur ishte në shkollë fillore ajo ishte bullizuar në shkollë.

Lexo Edhe:

Ajo ka treguar se pasi motra e saj kishte qenë më e dobët në peshë, asaj i kishin thënë se “ti ia ha bukën Yllkës”.

“Ngaqë motra ishte e dobët, mua më thoshin t’i ia ha bukën Yllkës, kur ulesh për të ngrënë ua ha bukën të gjithëve”, ka thënë Fifi.

Ndërsa, Beniada ka treguar se kishte qenë e dobët në peshë dhe i kishin thënë se nuk kishte bukë për të ngrënë.

“Isha e dobët dhe të gjithë më thonin nuk keni bukë për të ngrënë, isha 12-vjeçe por nuk i kuptoja atëherë”, u shpreh ajo.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.