Fifi reagon ashpër ndaj Top Channel: Faleminderit që po ma shkatërroni jetën - Gazeta Express
string(75) "fifi-reagon-ashper-ndaj-top-channel-faleminderit-qe-po-ma-shkaterroni-jeten"

Fifi reagon ashpër ndaj Top Channel: Faleminderit që po ma shkatërroni jetën

TV/Film

Gazeta Express

26/10/2022 22:03

Fifi ka postuar një seri fotosh kundër promos së Big Brother Albania VIP, të cilët paralajmëruan sot lansimin e edicionit të dytë. Në këtë video Fifi ka akuzuar Top Channel se dëshirojnë ta vrasin emocionalisht dhe në fund fare ajo ka thënë se po “dëshirojnë që t’ia shkatërrojnë jetën”.

Këngëtarja kosovare ka thënë në disa video të saj se fillimisht ajo nuk është duke u ndier mirë dhe më pastaj ka treguar arsyet se pse nuk është mirë.

“Para një viti unë kam qenë pjesë e një formati televiziv që quhet Big Brother. Krejt e dini, krejt e keni marrë vesh çfarë psikopateje jam, sa njeri i mirë jam, sa njeri i keq jam, sa artiste jam, sa pak artiste jam, sa kam dashtë me bo sende për vëmendje, sa nuk kam dashtë me bo sene për vëmendje, sa kam luajt, sa s’kam luajt, krejt i keni kuptu, besoj sa kam qenë brenda unë”, ka thënë fillimisht Fifi, shkruan Gazeta Express.

Tutje këngëtarja ka treguar sa ka qëndruar brenda, edhe pse disa herë ka gabuar ditët – duke thënë që ka qëndruar dy muaj por 90 ditë.

“Edhe për dy muaj sa kam ndejt brenda, 18 herë kam kërkuar që me dal prej asaj shtëpie. Nuk kam mundur të dal, pse s’kam mundur me dal e dinë produksioni. Me ka ra të fikët dy herë sa kam qenë brenda, njëherë në prime që e keni parë krejt, edhe njëherë në dy javë të para gjë që nuk ka dal në transmetim dhe këtë e kanë parë vetëm ata që e kanë parë live”.

Fifi ka thënë se gjatë qëndrimit të saj në shtëpi Fifi ka treguar se ka luajtur dhe madje “edhe ka vjedhur aparatat e kafes” dhe disa herë i ka frikësuar banorët e tjerë të shtëpisë.

“Krejt i kam bërë unë. Përveç këtyre edhe kam shkru brenda unë dhe një prej këngëve që e kam shkru brenda është himn sot”, ka thënë ajo.

“Nuk e di a ekziston ndonjë njeri në rruzull që nuk e ka ndi atë këngë. Fëmijë, i madh, i rritur, i moshuar, adoleshent, tinejxher, whatever. Krejt e dinë atë këngë, edhe ju Top Channel e keni gjetur vetën te ajo këngë. Edhe ju me keni thënë çfarë kënge ke bërë. Çfarë himni ke shkrujt. Pse nuk e nxorrët në video promovuese që vjen Big Brother së shpejti, Fifin duke e shkruar këngën “Diell”. Fifin duke e këndu këngën ‘Diell’ nëpër shtëpi. Pse nuk e nxorët Fifin që është duke e shkruar një këngë tjetër që do të dal së shpejti? Pse keni dashtë dhe vazhdoni me dashtë dhe me nxjerr gjëra që Fifin e qesin keq”.

“Qekaq shumë jeni knaqë me faktin që Fifi po del keq në publikë dhe me ia ulë pikët si njeri, me ia ulë pikët si artiste, me ia ulë pikët në imazh, me e rrezu për toke, mos me lanë me kon e lumtur, me ia nisë me i shti njerëzit prapë nga fillimi me fol dhe me sha e me hongër m… për mu”.

“Apo prapë vazhdoni me i bind njerëzit se Fifit nuk i ka ra të fikët por me gjasë ka aktru dhe se ajo e ka bërë këtë për vëmendje. Pra, a doni me e vazhdu prapë këtë lojë. Doni me e vazhdu prapë këtë sistem. Me e vra një njeri për me bo audiencë. Veç ta di që të përgatitëm edhe unë emocionalisht edhe psiqikisht ta di që të bëhem bashkë me ju, edhe të shesim bashkë bile të fitoj edhe unë najsen sepse mua prapë njerëzit kanë me ia nis mem komentu negativisht. Po me duket që këtë e keni lyp që për mua njerëzit me fol keq. Faleminderit shumë Top Channel. Shumë faleminderit për çdo gjë. Faleminderit edhe për katër vjet me keni dhanë bukë me hongër dhe faleminderit që po ma shkatërroni jetën dhe po keni qef me vazhdu me ma shkatërru jetën dhe nuk po doni mem lon me e harru një skenë, një skenë shumë të rëndë për mu dhe për familjen tem, faleminderit”, ka thënë në videon e tetë Fifi. /GazetaExpress/