FIFA reagon pasi Trump nis ofensivë ushtarake ndaj Iranit para Botërorit - Gazeta Express
string(72) "fifa-reagon-pasi-trump-nis-ofensive-ushtarake-ndaj-iranit-para-boterorit"

Sport

Gazeta Express

28/02/2026 17:23

FIFA reagon pasi Trump nis ofensivë ushtarake ndaj Iranit para Botërorit

Sport

Gazeta Express

28/02/2026 17:23

Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafstrom, ka deklaruar se organizata do të “monitorojë zhvillimet” pas sulmeve ushtarake të SHBA-së ndaj Iranit.

Iran ka siguruar kualifikimin për Botërorin 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, dhe është vendosur në Grupin G me Belgjikën, Zelandën e Re dhe Egjiptin. Dy ndeshjet e tyre të grupit do të luhen në Los Angeles dhe një në Seattle.

Grafstrom shtoi se fokusi mbetet tek një Botëror i sigurtë për të gjitha ekipet, duke komunikuar vazhdimisht me tre vendet nikoqire.

Ndërkohë, të gjitha fluturimet në aeroportet e Dubait janë pezulluar pas shpërthimit që ka ndodhur atje, duke lënë disa sportistë të bllokuar, përfshirë pjesëmarrës të Dubai Tennis Championship. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement