FIFA publikon raportin global të transferimeve 2025: Rekorde historike në tregun e futbollit - Gazeta Express
string(91) "fifa-publikon-raportin-global-te-transferimeve-2025-rekorde-historike-ne-tregun-e-futbollit"

Futboll

Gazeta Express

29/01/2026 16:45

FIFA publikon raportin global të transferimeve 2025: Rekorde historike në tregun e futbollit

Futboll

Gazeta Express

29/01/2026 16:45

FIFA ka publikuar Global Transfer Report 2025, duke konfirmuar se viti që lamë pas ka hyrë në histori si më i madhi ndonjëherë për nga aktiviteti dhe shpenzimet në tregun e transferimeve.

Sipas raportit zyrtar, gjatë vitit 2025 janë realizuar 86,158 transfere ndërkombëtare, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në futbollin botëror. Paralelisht, shpenzimet në futbollin profesionist të meshkujve kanë arritur në 13.08 miliardë dollarë, duke thyer çdo rekord të mëparshëm.

Një rol dominues në këtë merkato e ka pasur Anglia, e cila renditet në vendin e parë globalisht si për shpenzime, ashtu edhe për të ardhura nga transferimet. Klubet angleze kanë shpenzuar gjithsej 3.82 miliardë dollarë, ndërsa kanë arkëtuar 1.77 miliardë dollarë nga shitja e lojtarëve, duke konfirmuar fuqinë financiare të Premierligës.

Raporti i FIFA-s veçon gjithashtu edhe transferimin më të shtrenjtë të vitit 2025. Liverpooli ka realizuar goditjen më të madhe në treg, duke paguar 172 milionë dollarë për sulmuesin Alexander Isak, një marrëveshje që kryeson listën e transferimeve më të kushtueshme të vitit.

Shifrat e publikuara nga FIFA tregojnë qartë rritjen e vazhdueshme të tregut të futbollit dhe ndikimin gjithnjë e më të madh financiar të kampionateve elitare, me Anglinë që vazhdon të vendosë standardin global në merkato.

Advertisement
Advertisement
Advertisement