Shtëpia e futbollit botëror, FIFA ka bërë me dije rregullat e reja që do të hynë në fuqi nga Kupa e Botës e vitit 2026.
FIFA tashmë ka njoftuar edhe zyrtarisht, për rregullat e reja që do të përdoren në Kampionatin Botëror të vitit 2026, i cili do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Kur një lojtar largohet nga loja, ai ka vetëm dhjetë sekonda që ta lë fushën. Nëse bën më shumë, atëherë zëvendësuesi i tij do të duhet të presë një minutë, para se të futet në lojë, duke e lënë skuadrën me një lojtar më pak në terren.
Për një rivënje nga portieri ose nga vija e autit, do të ketë kohë vetëm pesë sekonda. Nëse lojtari merr më shumë se pesë sekonda, atëherë topi do t’i dhurohet kundërshtarit.
VAR-i tashmë do të mundë të përdoret edhe për rishikimin e kartonëve të dytë të verdhë, po ashtu edhe goditjet nga këndi, të dhëna gabimisht.
Vetëm kapiteni lejohet që të kërkojë shpjegime nga gjyqtari, nëse lojtarët tjerë përfshihen në bisedë me gjyqtarin, atëherë do të ndëshkohen me kartonë të verdhë.
Kupa e Botës 2026 do të nisë më 11 qershor, teksa do të mbarojë me 19 korrik, me finalen e madhe./GazetaExpress/
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...