Shtetet e Bashkuara pritet të bashkë-organizojnë Kampionatin Botëror 2026 me fqinjët Kanada dhe Meksikë, por tani FIFA po përballet me thirrje për t’ia hequr të drejtën e mikpritjes për shkak të frikës së sigurisë pas vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk.
Kirk, 31 vjeç, u qëllua për vdekje gjatë një paraqitjeje në Universitetin e Luginës së Utah-ut (UVU) të mërkurën. Ai ishte duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi dhunën me armë kur u qëllua rreth orës 12:20 sipas kohës lokale. U dërgua në spital, por ndërroi jetë më vonë, me presidentin amerikan Donald Trump që konfirmoi vdekjen e tij në rrjete sociale.
Policia e Utah-it konfirmoi se dy persona u arrestuan fillimisht pas të shtënave, por u liruan, ndërsa ndjekja ndaj të dyshuarit kryesor vazhdon.
Kjo vrasje ndodhi mes një vale dhune të lidhur me përplasjet politike në SHBA. Vetë Trump ishte qëlluar në një atentat në korrik, ndërsa një tjetër tentim i supozuar për ta vrarë ndodhi në shtator në fushën e tij të golfit në West Palm Beach. Ryan Wesley Routh, 59 vjeç, akuzohet për tentim vrasjeje të presidentit dhe procesi i tij gjyqësor ka nisur këtë javë në Florida.
Sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), gati 47,000 njerëz humbën jetën nga plagët me armë zjarri në SHBA gjatë vitit 2023.
Frika për sigurinë në Botërorin 2026
Vdekja e Kirk ka ndezur sërish debatin për kontrollin e armëve dhe nëse SHBA mund të garantojë sigurinë e tifozëve që do të udhëtojnë për Botërorin 2026.
Disa tifozë në rrjete sociale kanë bërë thirrje që FIFA t’ia heqë SHBA-së të drejtën e organizimit:
Njëri shkroi: “Kupa e Botës kurrë nuk mund të mbahet në Amerikë. Si do t’ia dalin me sigurinë e lojtarëve dhe tifozëve?”
Një tjetër komentoi: “Si mund të organizosh një Botëror në atë vend? Seriozisht.”
Çfarë ka thënë FIFA?
Deri më tani FIFA nuk ka dhënë asnjë shenjë se planifikon të ndalë SHBA-në nga organizimi.
Pas një të shtënë fatale gjatë festimeve të Super Bowl-it në Kansas City vitin e kaluar, një zëdhënës i FIFA-s tha për The Athletic se organizata do të punojë për të siguruar standardet më të larta të sigurisë për Botërorin.
“Siguria e tifozëve dhe lojtarëve është pjesë thelbësore e operacioneve të FIFA-s për Kupën e Botës,” tha zëdhënësi. Ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me autoritetet federale, shtetërore dhe lokale, si dhe me komitetet e qyteteve pritëse, për të vendosur standardet më të mira të sigurisë për turneun e vitit 2026.”
Edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka tentuar të qetësojë shqetësimet e tifozëve pas protestave të dhunshme në Los Anxhelos.
“Jo, nuk kam asnjë shqetësim në këtë drejtim. Ne jemi shumë të vëmendshëm për çdo çështje sigurie. Siguria e tifozëve është prioriteti ynë.”
A i ka hequr ndonjëherë FIFA të drejtën e mikpritjes një vendi?
FIFA kurrë nuk ia ka hequr një vendi të drejtën për organizimin e Kupës së Botës, por ka pasur raste me turne të tjera.
1986: Kolumbia u tërhoq nga organizimi i Botërorit për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe turneu iu dha Meksikës.
2023: Indonezia u përjashtua nga organizimi i Kupës së Botës U20, pasi refuzoi të priste Izraelin në garë. /GazetaExpress/
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...