Kupa e Botës gjatë historisë së saj ka pasur shumë momente të diskutueshme që përfshijnë lojtarë të ndryshëm. Nga momenti ikonë, por shumë i debatueshëm “Hand of God” i Diego Maradona kundër Anglisë në vitin 1986, deri te simulimi i famshëm i Rivaldo në 2002, kur pretendimi për një dëmtim çoi në përjashtimin e një lojtari të Koresë së Jugut.
Edicioni i vitit 2026 duket se do të jetë turneu i parë ku organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA, synon të luftojë më fort humbjen e kohës dhe të rrisë ndërhyrjen e sistemit VAR (Video Assistant Referee) në momentet kyçe të ndeshjeve. Sipas raportimeve, FIFA ka miratuar rregulla të reja për Kupën e Botës që lidhen me zëvendësimet, rivëniet anësore dhe rastet kur VAR mund të ndërhyjë.
Ky vendim i fundit i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, synon të përmirësojë cilësinë e ndeshjeve të turneut që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada nga 12 qershori deri më 20 korrik. Formati i ri me 48 kombëtare do të sjellë më shumë ndeshje për tifozët e futbollit dhe do t’u japë mundësi edhe vendeve të reja të debutojnë në skenën më të madhe të futbollit botëror.
Sipas raportimeve, këto janë ndryshimet kryesore që do të aplikohen në turne:
Lojtarët që zëvendësohen do të kenë 10 sekonda për të dalë nga fusha; nëse zgjasin më shumë, lojtari që hyn duhet të presë 1 minutë para se të futet.
Rivëniet anësore duhet të kryhen brenda 5 sekondave; në të kundërt topi i jepet ekipit kundërshtar.
Lojtarët që marrin trajtim mjekësor duhet të dalin nga fusha dhe të presin 1 minutë para se të rikthehen në lojë.
VAR do të mund të ndërhyjë edhe në rastet e kartonit të dytë të verdhë dhe në situata të diskutueshme gjatë goditjeve nga këndi, nëse ka gabim të qartë.
Këto ndryshime synojnë veçanërisht të luftojnë humbjen e qëllimshme të kohës nga skuadrat që kalojnë në avantazh ose që kërkojnë të prishin ritmin e lojës. Trajnerët shpesh përdorin këto taktika për të shpenzuar minutat e fundit dhe për të frustruar kundërshtarin.
Ndërkohë, rritja e ndërhyrjes së VAR-it në rastet e kartonit të dytë të verdhë dhe te goditjet nga këndi synon t’u japë arbitrave mundësinë të marrin vendime më të sakta në ndeshje të mëdha. Ekipet shpesh kanë përfituar nga toleranca në këto situata për të humbur kohë, por rregulli i ri pritet ta ndalë këtë praktikë.
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...