FIFA 22 lanson demon të premte: Koha e lansimit dhe lajmet për PS5, PS4, Xbox - Gazeta Express
string(74) "fifa-22-lanson-demon-te-premte-koha-e-lansimit-dhe-lajmet-per-ps5-ps4-xbox"

AutoTech

Gazeta Express

17/09/2021 1:26

FIFA 22 lanson demon të premte: Koha e lansimit dhe lajmet për PS5, PS4, Xbox

AutoTech

Gazeta Express

17/09/2021 1:26

EA SPORTS mund ta lansojë FIFA 22 më herët për platformat PlayStation dhe Xbox.

Zhvilluesi i lojës FIFA 22, EA Sports ka bërë që fansat të presin për një demo potenciale për PS5, PS4 dhe seritë Xbox X/S, Xbox One dhe PC.

Lexo Edhe:

Demo e FIFA 22 ishte paraparë që të dalë më 14 apo 15 shtator, s’paku për konsola dhe PC.

Fatmirësisht, megjithatë, ende ka mundësi të mirë që demo e FIFA 22 të lansohet në fund të kësaj jave.

Demot e gameplayit të FIFA-së zakonisht dalin dy javë para lojës së plotë.

Me FIFA 22 që ka datën 1 tetor si datë lansimi, ka shumë mundësi që demot të jenë gati këtë të premte, më 17 shtator.

Përmirësimet e EA të lojës zakonisht lansohet në orën 7 pasdite, kështu që mund të kontrolloni në mbrëmje të së premtes për konfirmim.

Nëse EA Sports nuk vendos për të lansuar demon e FIFA 22 në fund të javës, fansat duhet të presin për një periudhë derisa ata ta bëjnë, transmeton GazetaExpress.  

Hyrja e hershme në FIFA 22 do të fillojë më 27 shtator, edhe pse do të jetë e mundshme vetëm për konsumatorët Ultimate Edition.

FIFA 22 Ultimate Edition po ashtu përfshinë 4600 FIFA pikë, me Kylian Mbappen që është në ballinë të saj.

Pjesërisht një version i një ndeshje do të jetë e gatshme për parapaguesit e EA Play në PlayStation dhe Xbox.

Parapaguesit EA Play mund ta shkarkojnë FIFA 22, 10 orë nga data 22 shtator. Me lansimin e FIFA 22 brenda dy javëve, EA Sports po ashtu ka shpalosur lojtarët më të mirë të tyre.

Ndoshta nuk është çudi, pasi që edhe Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë në top – 5.

Lionel Messi është në krye të listës me notim 93. Robert Lewandowski është i dyti më 92, i përcjellë nga Cristiano Ronaldo me 91.

Kevin De Bruyne, Kylian Mbappé, Neymar Jr, dhe Jan Oblak po ashtu janë në top 10, bashkë me Harry Kane, N’Golo Kanté dhe Manuel Neuer.

Lojtarët më të vlerësuar në FIFA 22

Lionel Messi (RW) – Argjentina

Robert Lewandowski (ST) – Polonia

Cristiano Ronaldo (ST) – Portugalia

Kevin De Bruyne (CM) – Belgjika

Kylian Mbappé (ST) – Franca

Neymar Jr (LW) – Brazili

Jan Oblak (GK) – Sllovenia

Harry Kane (ST) – Anglia

N’Golo Kanté (CDM) – Franca

Manuel Neuer (GK) – Gjermania