Fier, zbulohet vatër prostitucioni në Mbrostar, arrestohen 5 persona - Gazeta Express
string(66) "fier-zbulohet-vater-prostitucioni-ne-mbrostar-arrestohen-5-persona"

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2025 10:04

Fier, zbulohet vatër prostitucioni në Mbrostar, arrestohen 5 persona

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2025 10:04

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin “Prive”, duke goditur një aktivitet prostitucioni në një lokal në Mbrostar.

Në pranga kanë rënë 5 persona: tre organizatorët Osjon Puka (29 vjeç), Klodjana Haskasa (24 vjeçe) dhe Orkida Gajo (32 vjeçe), si dhe dy vajza nga Uganda, Ruth Mutesi (24 vjeçe) dhe Shaluëah Nalutaaya (22 vjeçe), të cilat ushtronin prostitucion.

Nga kontrollet u sekuestruan para në valuta të ndryshme, dy armë të ftohta dhe një automjet. Materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për hetime të mëtejshme.