Një grup kriminal që vepronte në trafikimin e armëve dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike është goditur në Fier. Në pranga kanë rënë 4 persona me rrezikshmëri shoqërore.
“Nga hetimet e deritanishme, është dokumentuar trafikimi i armëve dhe muncioneve, prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike. Janë kryer në datë 2 qershor 13 kontrolle në banesa. Arrestohen katër persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, por vijon puna për kapjen dhe vënin para përgjegjësisë për bashkëpunëtorët e tyre. Mbanin armë zjarri për qëllime kriminale”.
“Ky aktivitet kryhej në disa qytete. Në disa raste armët siguroheshin edhe nga Kosova. Nga hetimet rezultojnë se ky grup merrej edhe me bimët narkotike dhe shitjen e kanabisit. U ushtruan 8 kontrolle biznesesh, dy kontrolle për magazinimin e armëve dhe vende të tjera. U sekuestruan 4 mijë bimë natrkotike, 2 mijë në parcelë dhe 2 mijë në kubikë. U sekuestruan 3 armë zjarri automatike, dy armë gjaku dhe mbi 600 fishekë. Sekuestruar 5 mijë fara kanabisi”, tha policia.