Fier/ Kryen marrëdhënie seksuale në prani të fëmijëve të mitur, në pranga çifti - Gazeta Express
string(77) "fier-kryen-marredhenie-seksuale-ne-prani-te-femijeve-te-mitur-ne-pranga-cifti"

Shqiperi

Gazeta Express

04/10/2025 12:45

Fier/ Kryen marrëdhënie seksuale në prani të fëmijëve të mitur, në pranga çifti

Shqiperi

Gazeta Express

04/10/2025 12:45

Policia e Fierit ka vendosur në pranga një çift 40-vjeçarësh pasi dyshohen se kryen marrëdhënie seksuale në prezencë të tre fëmijëve të mitur.

Ngjarja e paprecedentë u zbulua pas një kallëzimi të bërë nga një emison investigativ.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas denoncimit të bërë nga emisioni “Piranjat”, se dy shtetas kanë kryer vepra të turpshme në prezencë të fëmijëve të mitur, kanë bërë ndalimin e shtetasve V. Y., 40 vjeç dhe A. Gj., 40 vjeçe, të dy banues në Grecalli, për veprën penale “Vepra të turpshme”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi V. Y dhe shtetasja A. Gj., kanë kryer marrëdhënie seksuale në prezencë të 3 fëmijëve të mitur të vëllait të shtetases A. Gj”, njoftoi sot policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.