string(37) "fier-23-vjecari-plagos-me-arme-babane"

Shqiperi

Gazeta Express

19/05/2025 10:23

Fier/ 23-vjeçari plagos më armë babanë

Shqiperi

Gazeta Express

19/05/2025 10:23

Një 23-vjeçar u vu në pranga nga Policia e Fierit pasi plagosi me armë zjarri babanë e tij. 58-vjeçari u dërgua në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, njoftoi policia këtë të hënë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth mesnatës, kur efektivët e Fierit morën njoftimin se një person kishte plagosur babanë e tij në banesën e tyre në fshatin Mbrostar Ura të Fierit.

Autoritetet vunë në pranga 23-vjeçarin dhe i sekuestruan armën e krimit, e modifikuar si armë sportive. Sipas asaj që njoftoi policia, 23-vjeçari e plagosi të atin në këmbë pas një konflikti mes të dyve.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u kap dhe u vu në pranga, shtetasi J. Z., 23 vjeç. Ai dyshohet se pas një konflikti me babanë e tij, shtetasin N. Z., 58 vjeç, e ka plagosur atë, në këmbë, me një armë të modifikuar si armë sportive. 58-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.