Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri te ndeshja më e madhe e kombëtares së Kosovës, në historinë e saj.
Kombëtarja dardane do të luajë të martën me Turqinë në “Fadil Vokrri”, me ndeshjen që do të zhvillohet në kuadër të finales së “play-offit” të Botërorit – me fituesin që shkon në Kupën e Botës, që mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë.
Para kësaj përballje ka folur edhe mbrojtësi i kombëtares dardane, Fidan Aliti.
Aliti luan në kampionatin elitar turk, tek Alanyaspori.
“Turqia ka një kombëtare shumë të fortë. Ka lojtarë të nivelit të lartë në çdo pozicion. Lojtarë si Arda Güler, Kenan Yıldız, Hakan Çalhanoğlu dhe Barış Alper Yılmaz mund të bëjnë vërtet diferencën”, ka thënë Aliti për kombëtaren mysafire, në mediat turke.
Ndeshja Kosovë – Turqi zhvillohet më 31 mars në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45./GazetaExpress/