Fidan Aliti: Shpresojmë në rezultate pozitive - Gazeta Express
string(44) "fidan-aliti-shpresojme-ne-rezultate-pozitive"

Futboll

Gazeta Express

20/03/2024 14:15

Fidan Aliti: Shpresojmë në rezultate pozitive

Futboll

Gazeta Express

20/03/2024 14:15

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në atdhe para nisjes për në Armeni.

“Dardanët” po ushtrojnë nga e hëna në kampin nacional në Hajvali, nën drejtimin e trajnerit të ri, Franco Foda, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, në stërvitjen e sotme foli qendërmbrojtësi Fidan Aliti, i cili u shpreh optimist për dy miqësoret e marsit, ndaj Armenisë dhe kundër Hungarisë.

“Shpresojmë në rezultate pozitive dhe besoj që këto dy miqësore dhe ato në qershor do të na shërbejnë ta njohim filozofinë e  trajnerit por edhe ai të na njohë neve…”, deklaroi Aliti. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement