Fidan Aliti nënshkruan kontratë të re me Zurichin - Gazeta Express
string(49) "fidan-aliti-nenshkruan-kontrate-te-re-me-zurichin"

Fidan Aliti nënshkruan kontratë të re me Zurichin

Sport

Gazeta Express

27/05/2022 16:24

Fidan Aliti ka nënshkruar kontratë të re me FC Zurichin.

Klubi zviceran ka njoftuar se 28-vjeçari ka vazhduar kontratën deri më 30 qershor 2025, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Aliti është pjesë e Zurichit nga vera e vitit të kaluar.

Reprezentuesi i Kosovës në sezonin e fundit regjistroi 33 paraqitje në Superligën e Zvicrës.

Ai shënoi dy gola dhe shtoi një asistim.

Vlen të theksohet se Fidan Aliti me Zurichin u shpall kampion për sezonin 2021/22 në elitën e futbollit zviceran. /Gazeta Express/