FIBA zgjedh Tuhinën në mesin e top talenteve në Evropë: Shpresa e madhe e Kosovës - Gazeta Express
string(80) "fiba-zgjedh-tuhinen-ne-mesin-e-top-talenteve-ne-evrope-shpresa-e-madhe-e-kosoves"

Gazeta Express

07/08/2020 12:43

FIBA zgjedh Tuhinën në mesin e top talenteve në Evropë: Shpresa e madhe e Kosovës

Gazeta Express

07/08/2020 12:43

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit, FIBA, e ka zgjedhur basketbollisten e re kosovare, Astera Tuhinën, si njërën ndër 16 basketbollistet më të talentuara në Evropë, të cilat premtojnë shumë për të ardhmen.

15-vjeçarja Astera Tuhina e dëshmoi talentin e saj verën e kaluar gjatë Kampionatit Evropian të Divizionit B ku luajti me ekipin U-20 të Kosovës, përkundër që ishte ende vetëm 14-vjeçare, transmeton, Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tuhina ka vazhduar të zhvillohet si basketbollistë që nga atëherë dhe tani është listuar nga FIBA në mesin e 16 basketbollisteve më të talentuara që duhet të shikohen për të ardhmen.

“Dora e majtë, dora e djathtë, lay-ups, aftësi në gjuajtje të largësive të ndryshme, vizion i mrekullueshëm dhe një ngazëllim në fushën e lojës që të detyron të buzëqeshësh, Tuhina është tejet argëtuese për ta shikuar teksa luan”, thuhet në artikullin e FIBA-s.

“Ajo është edhe e pafrikshme, duke luajtur vitin e kaluar kundër lojtareve që janë katër e pesë vjet më të mëdha se ajo në Kampionatin Evropian të vajzave U-20 të FIBA-s, ku fitoi me meritë lëvdata të shkëlqyeshme”.

“Ajo është shpresa e madhe për Kosovën, përderisa njëri ndër vendet më të reja të basketbollit po tenton ta vendosë veten në hartën sportive”.

Në këtë listë u përfshinë edhe lojtare nga Kroacia, Franca, Italia, Polonia, Spanja, Serbia, Lituania, Rusia, Letonia, Belgjika dhe Gjermania. /Gazeta Express/