FIBA shpërblen FBK-në për punën me të rinjtë - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

06/12/2019 13:50

FIBA shpërblen FBK-në për punën me të rinjtë

Sport

Gazeta Express

06/12/2019 13:50

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) në fund të vitit ka vendosur ta shpërblejë Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) për punën që kjo e fundit e ka bërë gjatë vitit 2019 për zhvillimin e basketbollit në vend.

Në fakt ka qenë FIBA Evropa që e ka nominuar FBK-në në mesin e dy Federatave Nacionale të Evropës për të qenë fituese e 300 topave Molten (të madhësisë 4, 5 dhe 3×3) për të inkurajuar FBK-në që të vazhdojë me punën që po e bën me të rinjtë.  

Topat do të dërgohen nga IBF (Fondacioni Ndërkombëtar i Basketbollit) që funksionon në kuadër të selisë qendrore të FIBA-s në Gjenevë. Ky fondacion është përgjegjës për zhvillimin dhe masovizimin e basketbollit ndër të rinj, kryesisht Mini-Basketball nëpër të gjitha vendet e botës.

Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së:

“Ne jemi shumë të lumtur që puna jonë po vlerësohet dhe po shpërblehet nga FIBA Evropa dhe FIBA Bota.

Kjo ndihmë me topa ka ardhur në momentin e duhur, sepse Federata e Basketbollit të Kosovës në vitin e ardhshëm do të filloj me projekte të reja siç është dhe Mini-Basketbolli dhe loja 3×3 për fëmijë.

Ne jemi shumë të motivuar dhe plot vullnet që të punojmë në atë drejtim që t’ju mundësojmë të gjithë djemve dhe vajzave të reja të moshave të ndryshme që të praktikojnë basketbollin.

Në fillim të vitit të ardhshëm në koordinim me shkollat fillore të Komunave të Kosovës, dhe në bashkëpunim me Shoqatat përgjegjëse do të bëjmë shpërndarjen e topave nëpër shkolla, sepse interesi ynë që fëmijët e moshës 5 deri në 10 vjet të kenë mundësinë të praktikojnë basketbollin me topa të madhësisë së tyre, dhe me kosha të madhësisë së tyre.

Jemi shumë të emocionuar për projektet e reja që na presin në vitin e ardhshëm”.

Duhet theksuar se ditë më parë Federata e Basketbollit të Kosovës i ka pranuar nga FIBA Evropa 125 topa të madhësisë 6, pra për vajza në kuadër të projektit FIBA Europe Girls Program dhe kampanjës “Her Ëorld, Her Rules”.

Edhe këta topa FBK do ti shpërndaj në koordinim me Shoqatat nëpër Komuna e Kosovës dhe topat do t’ju dedikohen shkollave fillore.