FIBA publikon renditjen e re, kjo është pozita e Kosovës - Gazeta Express
string(55) "fiba-publikon-renditjen-e-re-kjo-eshte-pozita-e-kosoves"

FIBA publikon renditjen e re, kjo është pozita e Kosovës

Gazeta Express

03/03/2020 14:14

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit, FIBA e ka publikuar renditjen më të re të ekipeve kombëtare, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në këtë renditje, Kosova nuk pati ndonjë lëvizje duke vazhduar të qëndrojë në pozitën e 69-të në botë.

“Dardanët” i zhvilluan dy ndeshje gjatë shkurtit në kuadër të fazës parakualifikuese të Botërorit 2023, duke i mposhtur Islandën e Luksemburgun.

E sa u përket vendeve evropiane, Kosova gjendet në pozitën e 37-të, po ashtu njëjtë si në renditjen e kaluar.

Duhet cekur se në renditjen e përgjithshme prijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të ndjekura nga Spanja e Australia. /Gazeta Express/