Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka reaguar pas incidentit të ndodhur në ndeshjen e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve mes Lech Poznań dhe Crvena Zvezdës, e zhvilluar mbrëmjen e kaluar. Shkak i reagimit të fortë të FFK-së është një parullë provokuese e shfaqur nga tifozët polakë, ku shkruhej “Kosova është Serbi”.
Parulla u ekspozua në tribunën e tifozëve të Lech Poznań gjatë ndeshjes, ndërsa më pas klubi serb, Crvena Zvezda, e falënderoi publikisht Lech Poznań-in dhe tifozët e tij për atë që e quajti “mbështetje”.
Në një komunikatë zyrtare, FFK e cilëson këtë veprim si një provokim të rëndë politik, të turpshëm dhe të papranueshëm në një ngjarje sportive, duke theksuar se bëhet fjalë për shkelje flagrante të rregullave dhe parimeve të UEFA-s, të cilat ndalojnë çdo mesazh politik apo diskriminues në stadiume.
“Këto janë sjellje që nuk i shërbejnë futbollit dhe përbëjnë nxitje të urrejtjes dhe cenim të integritetit sportiv,” thuhet në reagimin e FFK-së.
Federata ka njoftuar se menjëherë pas vërejtjes së incidentit, ka nisur procedurën për paraqitjen e një ankese zyrtare në UEFA. Në ankesën e saj, FFK kërkon masa disiplinore ndaj klubit Lech Poznań, si përgjegjës për sjelljen e tifozëve të tij, si dhe ndaj Crvena Zvezdës, për deklaratat publike